Marketingu i përmbajtjes (Content Marketing)
Krijim dhe menaxhim i përmbajtjes tuaj promocionale – Content marketing.
Vlera e përmbajtjes është primare në internet. Madje, përmbajtja e përditësuar në mënyrë të vazhdueshme, rrit rëndësinë tuaj duke e mbajtur të freskët vëmendjen e target-grupit të synuar dhe do të jetë në konsideratën e motorrëve të kërkimit.
Ajo që shohim sot, është më shumë efekte se sa esencë, më shumë formë se sa përmbajtje. Kjo e dobëson komunikimin dhe nuk është aspak me brumë. Pra, duket më shumë si marketing ‘tullumbace’ (phony baloney marketing) se sa marketing me përmbajtje bindëse (marketing with convincing content).
Konsulencë dhe shërbime nga inWEB.AL Web Design në Content Marketing:
• Krijim i përmbajtjes promocionale – Content marketing creation.
• Menaxhim strategjik i përmbajtjes në mediat përkatëse – Content marketing management in proper mediums or media outlets.
• Shkrim krijues promocional (Copywriting). Shkrimi efektiv dhe gjithashtu i optimizuar për në web është çfarë shkruesit tanë ofrojnë për ju. Nëse përmbajtja është mbret, atëherë shkrimi krijues promocional (copywriting) duhet të aplikohet tek kompanitë me aspirata mbretërore.
Në zyrat tuaja ose jashtë tyre, ju keni nevojë minimalisht për një shkrimtar konceptues krijues të përmbajtjes promocionale (copywriter) dhe nje strategjist për menaxhimin dhe marketingun e asaj përmbajtjeje (content marketing strategist).
Shumica e kompanive dinë çfarë ofrojnë, por u mungon koha ose ekspertiza (në content marketing) që të ulen dhe të krijojnë për veten dhe të përgatisin:
– Përmbajtje cilësore (ideim-konceptim, tematikë, story, shkrim),
– Dhe përshtatje në format e ndryshme (tekst, foto, ilustrime, imazhe vektoriale, infografikë, animacione, 3d, video),
– Dhe prezantimi në mediumet e duhura (web, apps, social media, rrjetet profesionale, fushatat promocionale, radio, tv, web streaming, newspapers, magazines, materiale të printuara si pamfleta, fletëpalosje, broshura, postera, stenda, banderola, events, email, newsletters, forma të tjera brenda dhe jashtë dyerve (outdoor and indoor ads and promotions),
për të promovuar produktet dhe shërbimet e tyre.
Na tregoni kërkesat tuaja për content marketing! Kontakt.