eCommerce; Dyqani juaj online

Shitje online në e-Shop në faqen tuaj të internetit.

Blerje dhe shitje online në një eShop (dyqan në internet)! E lehtë sa një klikim, kaq i thjeshtë është proçesi i shitjes dhe i blerjes në ditët tona. Kushdo mund të hapë dhe të operojë një dyqan online brenda web faqes së tij.

Dizenjimi i pamjes, programimi sipas kërkesës, implementimi i nje sistemi shitje-blerje online dhe lidhja me banken do të jetë me interes për ju. Kostoja është gjithmonë shumë më e lirë se një dyqan fizik në qytet apo një ambient i marrë me qera në një qendër tregtare. Faqja e internetit eDyqan zëvendëson shitësit, magazinierët, pastruesit dhe ju kursen rrogën e tyre, pa llogaritur kursime të tjera të ndriçimit, reklamës fizike, taksës së pastrimit, etj. Sistemi i tregtisë elektronike (e-Dyqan) është lehtësisht i menaxhueshëm, i kontrollueshëm dhe ju jep statistikat e nevojshme në kohë reale.

Është koha të filloni tregtinë online, duke ndërtuar dyqanin tuaj e-Commerce!

Na shkruani!