Hosting

Website hosting, lehtësisht i përdorshëm, funksional dhe profesional.

Çfarë është hosting?
• Hosting është shtëpia e faqes tuaj të internetit.
• Hosting e bën web faqen tuaj që të shfaqet dhe të jetë e aksesueshme në internet.
Shumica e njerëzve që kanë nevojë për një faqe interneti e kuptojnë këtë. Por ajo që shumë prej tyre nuk e dinë, është se si cilësia e hosting ndikon në përvojën e vizitorëve në faqen e tyre të internetit. Ata kanë një ide naive se çdo shërbim hosting është në thelb pothuajse i njëjtë dhe ata thjesht blejnë çmimin më të lirë pa u menduar gjatë apo pa analizuar veçantitë, ose zgjedhin atë opsion që ka mënyrën më të thjeshtë të përdorimit. Por jo të gjitha shërbimet e hosting janë të barabarta. Dhe shumë zhgënjehen gjatë rrugës.

Një shërbim hosting jo-profesional për faqe interneti mund të dëmtojë seriozisht praninë tuaj online. Pse? Ja disa arsye tepër të thjeshta:

• Fajtor pa dashje?
Ju ndoshta nuk e dini që mund të konsideroheni si “fajtor duke ndenjur me shoqërinë e gabuar” në ambientin jo të duhur. Thjesht duke qenë në të njëjtin server me një spammer (reklamues në të zezë), mund të penalizoheni. Shprehja popullore “Kush rri me qenin zë morra” është e aplikueshme në këtë rast. Si rezultat i kësaj, mund të përfundoni në listën e zezë, e-mailet juaj nuk arrijnë destinacionin apo motorët e kërkimit ju “shohin” me dyshim dhe fillojnë të refuzojnë të shfaqin faqen tuaj të internetit në faqen e parë të rezultateve të kërkimit.

• Trafik i ngarkuar.
Faqja juaj e internetit mund të jetë në një server të përbashkët të tejmbushur me faqe të tjera interneti dhe mund të përballet me një bllokim trafiku të papërballueshëm në web. Ndoshta kjo nuk është problem për ju, sepse mund të jeni person i durueshëm, por ndoshta është problem për vizitorët e faqes tuaj, të cilët pasi presin 5 sekonda dhe ekrani i tyre vazhdon të jetë i bardhë, klikojnë butonin “Kthehu pas” (Back) dhe vizitojnë faqen e rivalit tuaj në biznes. Pesë Dollarë ose Euro që ti mendove se i kurseve në një vit në një shërbim hosting, mund të të shkaktojnë të humbasësh me mijëra të tjerë, për shkak të defiçiteve që i njëjti shërbim mund të ketë.

• Lehtësia apo vështirësia e përdorimit.
Paneli administrues i hosting mund të jetë jofleksibil, saqë në vend që të jetë ndihmë, mund të bëhet një pengesë.

• Mbrojtja dhe siguria.
Kur siguria e hosting kundër sulmeve është e çalë, faqja e internetit mund të korruptohet apo të shkatërrohet. Kush ka kohë, para dhe nerva të rregullojë diçka që nuk duhej të ishte dëmtuar?

• Server antik.
Hardware e serverit mund të jetë e vjetër ose të ketë performancë të ulët dhe nuk plotëson kërkesat e faqes tuaj te internetit. Kalorësi i mirë duhet të ketë edhe kalin shpejtë.

• A po ecet me hapin e kohës?
Kur serveri nuk përditësohet me të rejat e fundit, çdo gjë qëndron e vjetëruar. Kjo ul performancën, përshtatshmërinë (compatibility) dhe sigurinë.

Nga ana tjetër, ju ndoshta nuk dëgjoni asgjë nga një hosting i mirë, sepse ai është i heshtur, por faqja juaj e internetit funksionon normalisht. A nuk është ky lloji i hosting, shërbëtori i dobishëm që ju duhet?

Nëse ju jeni një profesionist, atëherë nuk po kërkoni thjesht të kaloni lumin, por po shihni me dylbitë tuaja për një shërbimin cilësor hosting.

Në qoftë se ky është rasti juaj, atëherë ju themi: “Mirë se vini në shërbimin tonë të hosting për faqe interneti!”

Na kontaktoni.