Logo Design
Krijim dhe dizenjim origjinal i logos tuaj – Logo design profesional.
Logo është elementi vizual i vetëm, unik e i përhershëm që identifikon markën tuaj. Nga të gjithë elementet e branding, njëri prej tyre nuk plaket kurrë, logoja. Logo është pjesa e imazhit tuaj me të cilin nuk mund të bëni kompromis, sepse është përfaqësuesi juaj i vazhdueshëm kudo, gjatë gjithë kohës, për të gjithë. Ju e keni atë në kartvizitën tuaj, në web faqen tuaj, në mediat tuaja sociale dhe në të gjitha materialet tuaja promovuese.
Ju mund të hani një vakt jo të shijshëm dhe mund të zgjidhni ta harroni. Ju mund të keni një reklamë të printuar keq në letër dhe ta hidhni tej. Ju mund të publikoni një imazh të shëmtuar në median sociale dhe mund ta ndryshoni. Por ju nuk mund ta bëni këtë me logon. Logoja është këtu për të qëndruar. Pasi të jeni martuar me logon, pritet prej jush që të mos divorcoheni.
Imagjinoni për një moment sikur po kërkoni të bleni një produkt apo shërbim të caktuar. Syri juaj sheh dy logo të dy produkteve (apo të dy shërbimeve): një logo amatore për të ardhur keq dhe një logo e cila duket qartë që përfaqëson një standart serioz. Bazuar vetëm në impresionin fillestar, cila do të jetë tendenca juaj për përzgjedhje?
Prandaj, ju nuk keni nevojë për një logo që familja juaj ose shoku i ngushtë do ta pëlqejë. Ju keni nevojë për këshillimin dhe ekspertizën e një profesionisti në logo design.
A jeni gati për një logo design të personalizuar, unik dhe origjinal? Merrni konsulencën e konceptit dhe krijimin e imazhit të logos si pjesë e shërbimit tonë profesional për logo design dhe logo redesign.
Na lejoni t’ju konsultojmë dhe të dizenjojmë për ju një logo, që ju dhe brezat më pas do të ndjeheni krenarë ta quani tuajën.
Na kontaktoni për logo design (dizenjim për logo) ose për logo re-design (ri-dizajnim për logo).