web designer profesionist

Web Designer Profesionist; Si të zgjidhni të duhurin për një faqe interneti dinjitoze?

Çdo kompani e cila aspiron internetin si fushën e saj të veprimit, ka të nevojshme bashkëpunimin me një web designer profesionist ose një ekip web dizenjues-ish. Niveli i profesionalizmit të ueb dizajner-it me të cilin punoni, përcakton nivelin e profesionalizmit të faqes tuaj të internetit dhe aplikimet tuaja në internet (web apps). Njohuria, energjia dhe integriteti janë cilësi të panegociueshme që ju duhet të kërkoni tek një web designer me ekspertizë profesionale.

Çdo marrëdhënie biznesi ndikon rezultatet e kompanisë tuaj.

Një nga gjërat më të rëndësishme në biznes janë marrëdhëniet. Njerëzit me të cilët zgjidhni të bashkëpunoni janë forca ose dobësia e “makinerisë” dhe rezultateve të biznesit tuaj. Kjo përfshin edhe kompaninë e web design-it ose web designer-in më të cilin jeni lidhur. Web designer-i është arkitekti dhe inxhinieri i asaj që jo do të ndërtoni online.

Për çfarë treguesish duhet të shikoni kur kërkoni për një web designer profesionist?

Portofoli - Albumi i punëve

Këtu aplikohet formula “Çfarë shikoni është ajo që do të merrni”.
Para se të zgjidhni të bashkëpunoni, si arrini të dalloni nëse ai është një web designer profesionist apo amator. Gjëja e parë që duhet të kontrolloni është portofoli, pra dosja e punëve të tij. Përvoja flet me zë më të lartë se sa arsimimi dhe njohuria. Diplomat dhe çertifikatat e tij mund ose mund të mos materializojnë kërkesat tuaja, por i njëjti nivel ekspertize që shihni në portofolin e tij do të jetë i dukshëm në praninë tuaj online. Shprehja “Çfarë shikoni është ajo që do të merrni” është e vërtetë në këtë aspekt. Atë që shikoni në portofolin e tij, është ekzaktësisht ajo që do të keni në faqen tuaj të internetit.

Baza e klientëve

Numri i klientelës
Një slogan që më tërhoqi vëmendjen në një website aplikacionesh, lexonte: “35 milionë përdorues nuk mund të jenë gabim”. A mund të gjesh një reklamë më të mirë se kjo? Vetë numri i madh i klientëve është vlerësimi më i shkëlqyer. Në biznesin e web dizajnit, një listë e gjerë klientësh tregon një punë të vazhdueshme serioze për një kohë të gjatë. Çdo kompani do të donte një web designer profesionist me një historik të tillë, që të punonte për faqen e tyre të internetit.

Klientë domethënës

Na ka ndodhur më shumë se një herë. Jemi pyetur nga klientë potencialë se ç’projekte kemi kryer në të shkuarën. Pasi kemi përmendur emrat e disa klientëve të famshëm ose VIP, nuk ka qenë më e nevojshme të vazhdonim më tej. Thjesht rënia dakort e klientëve të mëparshëm të rëndësishëm për të na besuar projektet e tyre të web design-it, ishte rekomandimi më i besueshëm që mund të tregonim. Ky është lloji i suksesit që vjen vetëm për shkak të “shoqërimit” me personat e duhur.

Çfarë thonë klientët e mëparshëm për bashkëpunimin?

Gjëja tjetër që keni nevojë të kontrolloni është përvoja e mëparshme që klientë të tjerë kanë patur me atë web designer. Portfolio mund të shkëlqejë, por marrëdhënia gjatë punës mund të ketë qenë një vuajtje e panevojshme për klientët. A reagonte web designer-i siç duhet gjatë proçesit, a i respektonte afatet kohore, a mos ndoshta kërkonte për para ekstra më pas, a i dëgjonte me vëmendje kërkesat specifike? Apo vetëm donte të shprehte idetë e tij madhështore personale në projekte? Vini re përvojën e bashkëpunimit, jo vetëm rezultatet. “Si” është po aq e rëndësishme sa edhe “çfarë”, edhe “sa” në një marrëdhënie pune. Nëse një klient i mëparshëm nuk ka paguar vetëm para, por gjithashtu kohë shtesë dhe stres, ju nuk do të doni të jeni klienti i ardhshëm i atij web designer-i. Më mirë shikoni diku tjetër! Kënaqësia ose mungesa e saj tek klientët e mëparshëm është parashikimi më i mirë për kënaqësinë tuaj ose mungesën e saj.

Çmime tepër të ulëta? Apo jo me patjetër?

A është çmimi aq i ulët sa të bën të mrekullohesh dhe të porositësh një faqe interneti menjëherë! Stop! Kjo mund të jetë një shenjë paralajmëruese. Ti nuk je aq i pasur sa të të dalë llogaria të blesh lirë.
Njëri nga klientët tanë, pasi kishte folur me shokë e të afërm, mendoi se po merrte një shërbim të shtrenjtë nga ne. Shoqëria dhe të afërmit janë të mrekullueshëm për të të ndihmuar dhe të kalojnë kohën e lirë me ty, por zakonisht nuk janë këshilltarë të mirë në çështjet e biznesit. Klienti ynë vendosi të largohej prej nesh, te një sigurues shërbimesh të ngjashme, por me çmime më të ulëta. Ai nuk e dinte që do të merrte një shërbim inferior. Ne gjithmonë i respektojmë vendimet e të tjerëve, edhe kur ato nuk duken të urta. Vetëm pas pak javësh, morëm një telefonatë prej tij, ku shprehu dëshirën për t’u rikthyer tek ne. Dhimbja e kokës që mori nga shërbimi tjetër nuk ia vlente për ato pak para që mendoi se po kursente. Vendimi tjetër i tij ishte që menjëherë na parapagoi për tre vjet shërbim. Ai është një klient i zgjuar që e njeh dhe vlerëson atë që do. Shërbimi i mirë ka koston e vet, por ia vlen.

Konkluzioni

Këto janë vetëm disa nga indikatorët që duhen patur parasysh kur përzgjedhni një web designer profesionist apo një studio që ofron web design, sepse lista është e gjatë. Por ato janë më se të mjaftueshme për t’ju dhënë një pamje të qartë nëse rasti është premtues apo i pashpresë.

Gjueti të mbarë!

Shënim: Nëse doni të mësoni më shumë në lidhje me ekspertizën që ka një web designer profesionist, ju lutemi të lexoni shkrimin “Web Designer me ekspertizë profesionale. Web Designer-i; partneri i biznesit tuaj online.”

Ose na kontaktoni! 🙂