Web Designer me ekspertizë profesionale
Web Designer-i; partneri i biznesit tuaj online.
Një web designer i aftë shkakton që prania juaj në web të shkëlqejë, ndërsa një web designer i zakonshëm ju lë të panjohur në mes të turmës. Partneriteti me një web designer profesionist është vendimtar dhe i domosdoshëm në botën e sotme, për çdo kompani që kërkon më shumë se thjesht të jetë e pranishme online. Stafi ynë profesional me web dizenjues të kualifikuar, është i trajnuar të krijojë për ju një faqe interneti brenda pritshmërive të prirjeve të web design-it bashkëkohor dhe standarteve më të fundit të teknologjisë. Çdo web designer në studion tonë ka njohurinë e nevojshme dhe është në gjendje për të kënaqur pritjet tuaja për mirëfunksionimin e aplikacioneve dhe apelimin e markës tuaj në internet.
Kompania jonë është në dijeni të aspiratës së një biznesi për rritje dhe zgjerim online. Gjithashtu, ne ndjejmë nevojën që kanë bizneset për dikë që jo vetëm e kupton këtë ambicie, por ofron mjetet për të ndërtuar një mbretëri online, dhe gjithashtu u qëndron përkrah për të mbështetur rritjen e saj. Për ta bërë këtë të ndodhë, kërkohet një grupim njohurish, aftësish, përvojë, kompetencë dhe profesionalizëm, jo thjesht puna e një web dizajner-i mediokër. Ne kemi zgjedhur me kujdes bashkëpunimin me individët e duhur të specializuar, që posedojnë “dhunti” të tilla të vlefshme. Ata mbartin fuqinë për ta bërë të mundur ose për ta shkatërruar suksesin e një kompanie online. Një pronar i zgjuar biznesi do të dijë se si të zgjedhë një web designer profesionist të duhur, i cili do të kontribuojë sa më shumë në avancimin e firmës së tij. Secili web designer në inWEB.AL Web Design Studio ka synim të bëjë pikërisht këtë, me pasion dhe efikasitet.
Edhe pse puna e një web designer-i konsiderohet një profesion i ri, ajo nuk është më e rrallë. Në dy dekadat e fundit është parë një shpërthim progresiv për shkak të lëvizjes së fokusit të komunikimit në internet dhe rritjes së nevojës për website design dhe aplikacione në web.
Sfidat e kualifikimeve të shumëanshme për një web designer modern.
Evolimi me shpejtësi i teknologjisë, kulturës dhe shijeve, ndikon fort në fushën e web design-it dhe vendos një kërkesë të mprehtë përpara çdo web designer-i, për t’u përshtatur vazhdimisht me të renë. Le të përmendim disa shembuj:
Sfida e ekraneve të ndryshme.
Një shembull i mirë është disponueshmëria e sotme e pajisjeve të shumta me madhësi të ndryshme të ekranit dhe rezolucioneve të panumërta, në të cilat duhet të shfaqet e njëjta web faqe. Web designer-i ka për të dizenjuar vetëm një faqe interneti, por kjo faqe interneti duhet të duket mirë në të gjitha ato ekrane të ndryshme, dhe në të njëjtën kohë të jetë funksionale. Duhet një web designer me një mendje analitike dhe me imagjinatë krijuese, për të krijuar diçka që do të funksionojë në të gjitha ekranet, por gjithashtu të duket bukur në të gjitha ato. Ne jemi krenarë të posedojmë cilësi të tilla në ekipin tonë, si për shembull aftësinë e përdorimit të teknikës Responsive Web Design.
Risku i shfletuesve (browsers) të ndryshëm.
Ditët kur kishte vetëm një web shfletues (browser) kryesor janë zhdukur. Sot ka kaq shumë opsione; plot pajisje dhe sisteme që suportojnë këta shfletues dhe shumë preferenca të përdoruesve. Por jo të gjithë shfletuesit e internetit janë të njëjtë. Ata nuk e shfaqin një faqe interneti 100% në mënyrë të njëjtë. Ata ndryshojnë në disa aspekte të vogla. Por, në disa raste, një ndryshim i vogël shkakton një kontrast të madh. Ndërtimi i një faqe interneti duke mbajtur në mendje këto dallime dhe gjithashtu testimi i faqes së internetit se si ajo shfaqet në çdo shfletues nuk është vetëm një përpjekje shtesë, por një disiplinë. Kjo është arsyeja pse web design-i ndër-shfletues është një aftësi që një web designer duhet ta zotërojë mirë.
Kërkesa e tendencave të reja të dizajnit.
Çdo vit shohim një ndryshim të vazhdueshëm në modelet e flokëve, në modën e veshjeve dhe në muzikë. Kjo ndodh edhe në fushën e web design-it. Më shumë se thjesht të njohë Photoshop, HTML, CSS dhe JavaScript, një web designer duhet të qëndrojë në kontakt me shijet e reja dhe tendencat e momentit. GIF-et e animuara me xixa ishin si fishekzjarre në fund të viteve 1990, Flash-i bëri zhurmë të madhe në fillim të viteve 2000, pastaj erdhi Web 2.0, pastaj shpërthyen Sistemet e Menaxhimit të të Dhënave (CMS) me disa prej tyre si burime të hapura (open source), më vonë u shumuan videot në web, pastaj rrjetet sociale, gjithashtu web design-i për mobile, dhe më vonë në vitet 2010 hyri në modë web design-i responsiv. Secila prej këtyre dallgëve solli ndryshimet e saj në estetikën dhe pamjen grafike në web design. Ndryshimet në kompozimin e pamjes, në navigim, në modelet e germave, ikonat, hapësirat, përdorimi i imazheve vektoriale dhe fotove supozohet të jenë normale. Një faqe interneti ka nevojë të kontrollohet të paktën çdo dy vjet për t’u siguruar që nuk është vjetëruar dhe jashtë modës.
Përpjekja për të qenë në korent me transformimet e teknologjisë.
Risitë e panumërta teknologjike sjellin gjatë gjithë kohës kërkesa të reja tek web designer-i. Përveç kafesë dhe motivimit personal, ai duhet të jetë vigjilent, të kontrollojë dhe të jetë i përditësuar me atë që po ndodh përreth. Cikli teknologjik është në rrotullim të vazhdueshëm, por në vend që të trulloset prej tij, web designer-i duhet ta zotërojë dhe ta përdorë si rrotë apo një hap të rëndësishëm në progresin e tij. Një nga hamendësimet e zakonshme është se teknologjia e bën çdo gjë vetë. Pra, shumë njerëz e marrin për të mirëqenë të gjithë përgatitjen, studimin dhe punën profesioniste të një web designer-i. Por realiteti është ndryshe. John Brunner e ka thënë siç duhet: “Supozohet të jetë automatike, por ju duhet të shtypni butonin.” Në të vërtetë, është e lehtë të shtypësh një buton, por jo aq e lehtë për të gjetur butonin e duhur.
Estetika vizuale dhe GUI Design.
Pamja, dizenjimi vizual, ose Graphic User Interface Design (GUI Design) kurrë nuk mund të theksohet mjaftueshëm. Sa vajza nuk ftohen në një takim romantik thjesht sepse nuk kujdesen për pamjen e tyre të jashtme? Sa makina me motor të mirë po qëndrojnë të pashitura në magazinë për shkak të ngjyrës së gabuar ose pamjes së shëmtuar? E njëjta gjë është e vërtetë për një faqe interneti. Përse estetika e pamjes është e rëndësishme për një faqe interneti? Sepse pamja e një faqe interneti është dera për tek përmbajtja e saj. Kjo është një tjetër sfidë e madhe për një web designer. Siç ka thënë edhe Massimo Vignelli: “Jeta e një designer-i është një jetë lufte: luftë kundër shëmtisë”.
Pyetja e madhe e UX (Eksperianca e Përdoruesit).
Dizenjimi ndaj Përvojës së Përdoruesit (User Experience Design) dhe Përdorshmëria (Usability) janë me rëndësi të madhe në mes të gjithë kërkesave në industrinë e web design-it. Thjesht hidhini një sy kësaj situate; një mjedis ku jemi të bombarduar me opsione, një kohë ku çdo gjë është bërë aq e lehtë si bukë e djathë, njerëzit që vrapojnë vazhdimisht dhe gjithmonë e më shumë po përtojnë të mendojnë. Dizenjuesit e UX duhet të përqëndrohen në parimet, mjetet dhe elementet që konkludojnë në një dizajn intuitiv, që tërheq dhe informon përdoruesin në lidhje me përmbajtjen, e udhëzon atë për të bashkëvepruar dhe e nxit të marrë vendime në një mënyrë sa më miqësore. Kjo është më e lehtë të thuhet se sa të bëhet. Dizajni i UX është njëkohësisht shkencë dhe art.
Programimi
Edhe pse shumë web dizenjues mund të kenë një formim dhe përvojë të mëparshme në dizenjim grafik (graphic design), kërkohet më shumë se sa shije estetikë dhe aftësi grafike për të ndërtuar një faqe interneti. Prandaj, ndërsa vendosin në punë pjesën e majtë të trurit, ata duhet të kodojnë duke përdorur software-t përkatëse të editimit të kodit. Deri në një nivel të caktuar, kjo mund të quhet punë zhvillimi në web, sepse ka të bëjë me pjesën e programimit. Por, në vija të përgjithshme, ka një dallim ndërmjet një web designer-i dhe një web developer-i (programuesi në web). Web designer-i zakonisht merret me pjesën e dukshme, pra me ndërfaqen e një faqe interneti. Kurse web developer-i punon me prapaskenën, me funksionalitetet dhe dinamizmin në një web faqe.
Një web dizajner përdor kodin e standardizuar, (lëshuar nga W3C) si HTML, CSS dhe JavaScript, të cilat konsiderohen si bazat dhe të domosdoshme, por krahas këtyre edhe gjuhët Ajax, PHP, ASP, Java, Perl, C ++, MySQL, etj Përveç punës me imazhet raster dhe vektoriale, një web designer kodon ose programon duke përdorur software WYSIWYG, që gjenerojnë dhe redaktojnë kodin automatikisht. Mjetet dhe gjuhët e skriptimit ndryshojnë, në varësi të llojit të punës, por njohja dhe zotërimi në një nivel të caktuar i programimit është thelbësor për të qenë një web designer i mirë.
Shpejtësia e hapjes së një faqe interneti
Tik-tak, tik-tak! Sa shpejt hapet një faqe interneti? Koha vrapon dhe njerëzit janë gjithmonë në nxitim e sipër. Ata janë të vetëdijshëm për kohën e tyre që fluturon me të shpejtë dhe durimi është virtyti që mungon në këtë brez. Nëse ju trokisni në derën e një restoranti dhe ata ju lenë jashtë duke pritur e duke pritur, çfarë do të bëni? Sigurisht që do t’i thoni restorantit “Ciao, Ciao” dhe do të largoheni. Një biznes i tillë i papërgjegjshëm mund të mbijetojë në ndonjë fshat rural ku është i vetmi restorant i zonës, por jo në një qytet me shumë konkurrentë. Është e njëjta gjë me dyqanet online, faqet e internetit të web-prezantimit dhe aplikacionet në web. Aksesi ose e drejta dhe lehtësia për të hyrë diku është hapi i parë para gjithë hapave të tjerë. Në një brez që jeton “tani”, faqet e internetit duhet të hapen shpejt. Të hapen shpejt ose më mirë të mos krijohen. Një web designer duhet të merren me të gjitha këto; të analizojë dhe optimizojë çdo gjë, nga vendndodhja e serverit, performanca e hosting, rreshtat e kodit, zgjedhja e gjuhëve të programimit, llojet e ndryshme të formateve dixhitale, format e mediave të përfshira (imazhe, dokumenta, audio, video, flash, animacione, materialet e shkarkueshme, etj), duke numëruar çdo kilobyte, duke patur parasysh pajisjet e shumta që përdorin përdoruesit, web shfletuesit e ndryshëm dhe shpejtësitë e paparishikueshme të lidhjeve të internetit. Mungesa e hapjes së shpejtë është një nga arsyet kryesore për humbjen e një vizitori në një faqe interneti. Një tjetër minus i madh i përvojës së hapjes së ngadalshme, është përshtypja negative emocionale e krijuar që mund ta pengojë një përdorues për ta ri-vizituar web faqen. Kjo është një tjetër pikë e rëndësishme që një pronar biznesi duhet të ketë parasysh kur zgjedh një web designer.
Strategjia e Përmbajtjes
Forma është shërbëtore e funksionit. Funksioni është përmbajtja – kjo është vlera të cilën kërkon vizitori. Por përmbajtja në internet, duhet të shërbehet në një pjatë të veçantë dhe të gatuhet në një temperaturë tjetër, në mënyrë që të funksionojë në mënyrë efikase. Edhe pse web designer-i nuk mund të jetë një shkrimtar krijues i teksteve komerciale (copywriter) ose marketues i përmbajtjes (content marketer), ai duhet të dijë bazat, në mënyrë që të udhëzojë apo këshillojë pronarin e faqes së internetit, ose dhënësin e përmbajtjes se cilat janë praktikat më të mira të përdorimit të përmbajtjes në internet, në dallim nga mediumet e tjera.
SEO
Një nga përparësitë më të mëdha të epokës dixhitale dhe veçanërisht të web-it është fuqia e kërkimit. Kjo ishte e pamundur në epokën e e shtypit dhe para saj. Por tani, thjesht duke kerkuar me një fjalë kyç apo frazë kyç, ju mund të lokalizoni lehtësisht informacionin që dëshironi. Ky është pushtet, është i favorshëm dhe i lehtë për t’u arritur. Përfitohet; kohë e kursyer, para të kursyera, studim i tepërt i shmangur, punë e tepërt e anashkaluar, distancë e shkurtuar. Motorët e kërkimit janë mjete fantastike që ndihmojnë kërkuesit për gjetjen e çfarëdo informacioni në mes të miliarda faqeve të internetit, duke i ofruar të dhënat në fraksionin e një sekonde.
Për një faqe interneti kjo është një mundësi e madhe; për të përfituar nga motorët e kërkimit. Motorët e kërkimit janë agjentë me vlerë që sjellin vizitorë dhe klientë në një faqe interneti. Në mënyrë që një faqe interneti të jetë një kandidat i mirë për t’u konsideruar nga motorët e kërkimit, ajo duhet të flasë gjuhën e motorëve të kërkimit, gjuhën SEO – Optimizimi për Motorët e Kërkimit (Search Engine Optimization) dhe SEF – Përshtatje për Motorët e Kërkimit (Search Engine Friendly). Nuk ka rëndësi se sa e bukur apo dinamike është një faqe interneti, ose çfarë përmbajtje të shkëlqyer ajo shfaq, në qoftë se ajo nuk është e optimizuar siç duhet, ajo do të jetë e izoluar dhe e paarritshme nga vizitorët e saj të mundshëm. Për një numër të madh të faqeve të internetit, suksesi i tyre varet në këtë fakt; nëse ato janë apo nuk janë në faqen e parë të rezultateve të motorëve kryesorë të kërkimit.
Për shërbime të avancuara SEO on-site dhe off-site, ka ekspertë SEO të disponueshëm, strategë të Marketingut Online, të Marketingut të Përmbajtjes (Content Marketing) dhe shkrimtarë të përmbajtjes komerciale (Copywriters). Por, një web designer duhet të ketë një njohuri të mirë themelore të SEO-s dhe mjeteve të saj në dispozicion, që kualifikimi i tij i përgjithshëm të jetë i plotë.
Social Media
Media sociale i referohet komunikimit social interaktiv të komuniteteve në internet. Rrjetet sociale janë një mundësi e madhe për praninë në web, për marrëdhëniet me publikun, për reklamim dhe SEO për bizneset dhe organizatat. Social media është një zgjatim i i shkëlqyer i natyrshëm i një faqeje interneti zyrtare. Për këtë arsye, media sociale është bërë pjesë e pothuajse çdo pakete të shërbimeve të website design-it. Një prani serioze biznesi në web kërkon një strategji për median sociale. Zakonisht, kjo menaxhohet nga një menaxher i social media-s apo nga një ekspert marketingu online. Por një web designer duhet të dijë bazat e një pranie profesionale dhe të lidhjes së një faqeje interneti në median sociale.
Hosting
Një faqe interneti nuk noton në web. Përmbajtja e saj është e fiksuar ose e hostuar në një web server.Serveri është përcaktues për shumë gjëra, në mënyrë që një web faqe mund të hapet shpejt, pa probleme dhe të jetë e sigurt nga sulmet. Një web designer nuk ka pse të jetë administrator i një web serveri ose një ekspert i hosting, por përfitimi i këtyre njohurive do ta ndihmojë ose pengojë atë në rezultatet përfundimtare të punës së tij.
Domain
Një faqe interneti fillon me një domain. Ai është e pasuria e patundshme virtuale, toka, mbi të cilën është ndërtuar një web faqe. Përtej blerjes së domainit, njohuria se si do të lidhet me serverin, krijimi i adresave të postës elektronike të lidhura me atë domain e kështu me radhë, janë pjesë e arsenalit të një web dizajnuesi.
Menaxhimi i postës elektronike
Kompanitë përdorin e-mailin si mjetin kryesor të komunikimit. Ato nuk mund të përballojnë të mos kenë komunikim plotësisht funksional dhe efikas me anë të emailit. Administratorët e menaxhimit të emailit janë përgjegjës për këtë proçedurë. Por një njohje minimale e operimit të këtij shërbimi të rëndësishëm pritet nga çdo web designer.
Menaxhimi i projekteve
Kjo aftësi është e padiskutueshme që duhet të jetë pjesë e bazës së njohurisë për të gjithë profesionistët e karrierës, duke përfshirë edhe web designer-in. Organizimi i punës, ndarja e saj në detyra të vogla të arritshme, delegimi, komunikimi, krijimi i kuadrit kohor, rënia dakord mbi kostot, etj, i bëjnë përpjekjet me vlerë dhe maksimizojnë fitimin.
Kosto optimale
Të dish se çfarë çmimi të kërkosh për shërbimin e krijimit të një faqe interneti është e rëndësishme për web designer-in, por edhe për klientin. Konsumatorët duan vlerën më të madhe premtuese për çmimin më të përballueshëm. Dhe web designer-i dëshiron shpërblimin më të mirë të dëshirueshëm financiar për punën dhe krijimtarinë e tij.
Bilanci është çelësi i suksesit të biznesit. Balancimi i kërkesave, pritshmërive, punës, kohës, shpenzimeve dhe i fitimit, kërkon urtësi të veçantë që arrihet nga përvoja.
A mund dikush të zotërojë të gjitha aftësitë e mësipërme?
Në përgjithësi, për hir të shpjegimit të saktë, jo të gjithë web dizenjuesit janë plotësisht të aftë në të gjitha kërkesat e mësipërme. Është më e lehtë të gjesh një minierë ari se sa të gjesh një web designer 360 gradësh. Shumica janë të mirë vetëm në disa nga aftësitë e mësipërme dhe ajo është pika e tyre e shndritshme. Në kompanitë e mëdha të web design-it, stafi përbëhet nga web dizajnera individualë që shkëlqejnë vetëm në një ose dy aftësi, por shuma e bashkëpunimit të rezultateve të ekipit është e mahnitshme.
Në studion tonë, ne besojmë se kemi zbuluar ar dhe shuma e aftësive të stafit tonë është ajo që çdo biznes ka nevojë për të shkuar me shpejtësi përpara online.
A keni nevojë për një web designer që t’ju ndihmojë me faqen e internetit të kompanisë suaj?
Kontaktoni inWEB.al Web Design Studio dhe ju do të mbeteni të kënaqur me praninë tuaj online.