Website design për biznesin tuaj
"Biznesi juaj" + "Faqe interneti e mirë" = "Kombinimi i suksesit online".
Mendo për një moment për website design-in dhe biznesin. Ekziston një tendencë për t’i marrë gjërat të mirëqena, për t’i konsideruar më të thjeshtuara se ç’janë dhe për t’i nënvlerësuar ato. Këtu përfshihet dhe website design-i, ky shërbimi kaq i nevojshëm për faqe interneti për çdo kompani, krahas shërbimeve shoqëruese në web. Për shkak se në kohën tonë për individët ekzistojnë disa shërbime (sidomos online) ku ka disa zgjidhje të gatshme dhe shumë e-shërbime apo e-produkte janë “pothuajse” falas (si për shembull një adresë emaili individuale, një profil personal në median sociale, një blog i zakonshëm nën brand-in e tjetërkujt, një profil profesional në një rrjet biznesi, etj), shpesh biznesmenët e rinj që sapo kanë trokitur në botën e biznesit, mendojnë që dhe shërbimi website design është diçka pothuajse e gatshme. Ky tejet-thjeshtëzim-ekstrem në mendjen e tyre i bën të mos jenë gati për botën e vërtetë të biznesit në web. Por operimi vizionar online kërkon konsiderim profesional.
Diku duhet filluar. Çfarë duhet t’i tregojë botës një biznes i sapolindur? Të paktën tre gjëra janë të padiskutueshme në komunikim fillestar:
1. Emër
Emri i kompanisë përcakton se kush jeni: verbalisht dhe në të shkruar.
2. Logo
Logo e kompanisë zbulon si dukeni dhe ju identifikon vizualisht.
3. Faqja e internetit
Web faqja e kompanisë, e cila bëhet pika e referimit të informacionit online, bën të ditur:
• Kush jeni.
• Çfarë keni.
• Çfarë bëni.
• Ç’të mira ofroni.
• Si mund t’i përfitojnë klientët këto të mira.
• Si mund të ndërveprojnë me ju.
• Dhe shumë të tjera.
Kompania juaj ka nevojë për një faqe interneti të mirë dhe të personalizuar, që tregon trendin dhe prezanton çfarë është ndryshe në kompaninë tuaj. Vizioni i kompanisë dhe i arritjes së saj duhet përkthyer në “gjuhën” dixhitale dhe të përshtatet për një përvojë pozitive për përdoruesit online. Përfitoni nga çfarë është e përfshirë në shërbimin tonë për website design dhe zgjidhni nga mundësitë opsionale të shumta:
• Website design vizual profesional: krijimtari origjinale e unike që ju veçon.
Mjafton të kërkosh në internet me një fjalë kyç të caktuar dhe pasi të hapësh njëzet faqe të të njëjtës fushë operimi do të vesh re që shumica e tyre janë pothuajse të njëjta përsa i takon pamjes. Nuk ka ndonje gjë të veçantë që i dallon, e jo më të flasësh për diferencim dhe pozicionim. E njëtjta arsye pse shumë djem e vajza refuzohen në një takim njohjeje është e njëjta arsye pse shumë website nuk klikohen përtej faqes kryesore; sepse nuk e prezantojnë veten mirë. Trajtojeni pamjen e faqes tuaj të internetit me të njëjtin seriozitet dhe përkushtim që do të trajtonit imazhin tuaj në takimin më të rëndësishëm romantik të jetës tuaj. Përshtypja e parë përcakton nëse do të ketë apo jo një hap të dytë.
• Pasurim i pamjes me elementë vizualë.
Pasuroni imazhin e paraqitjes tuaj me elementë nga gama e gjerë vizuale: foto, ilustrime, infografikë, grafikat dhe tabelat statistikore, video, sfonde, GIF-e të animuara, fonte (typefaces), ikona, vektorë të përshtatur për web – SVG, sliders, animime dhe efekte të veçanta.
• Aplikim i branding në website.
Veçantia e identitetit të markës (branding, ose identiteti i brand-it) të kompanisë apo organizatës tuaj i aplikuar në dizenjimin e faqes së internetit. Nga ky këndvështrim, do të vini re që ekzistojnë tre lloje kompanish:
– Lloji i parë është kur kompania nuk ka aspak identitet të përcaktuar të brand-it. Çdo gjë që fluturon hahet. Sot kanë një ngjyrë, nesër disa ngjyra të tjera. Madje deri në ndryshim të logos sa herë ka një festë apo përvjetor të kompanisë. Qesharake, por është një realitet për të ardhur keq.
– Lloji i dytë është kur kompania ka branding e vet të përcaktuar, por ai nuk është i aplikuar në website. Po të shohësh materialet e tjera promocionale të biznesit mund të vesh re që janë në të njëjtën linjë dhe në përputhje me imazhin e markës, por faqja e internetit nuk duket sikur i përket kompanisë, të paktën vizualisht.
– Lloji i tretë është kur kompania ka branding e saj dhe ai është i pasqyruar qartë në faqen zyrtare të internetit. Kjo nuk është rastësi, por është e qëllimshme. Fakt që vihet re lehtësisht në çdo kompani të madhe ndërkombetare. Madje kompani dhe organizata të tilla, kanë një manual të mirëfilltë të quajtur “branding guidelines”, “brand identity guidelines” ose “standartet grafike” dhe janë tepër të rrepta për aplikimin e çdo detaji në çdo material promovues, përfshirë dhe në website design.
Shpesh, që të përpiqesh të flasësh me llojin e parë të kompanive për branding dhe aplikimin e tij në website është e kotë, sepse nuk ia dinë vlerën. Duket sikur do të ndihmosh dikë që nuk ka interes. Por lloji i dytë i kompanive është ai që ka nevojë të zgjohet dhe të aplikojë online standartet vizuale dhe frymën e identitetit të markës.
• Arkitektura e informacionit.
Mënyra e organizimit të përmbajtjes logjike. Çdo gjë e qëndrueshme dhe funksionale në natyrë është e ndërtuar mbi një strukturë. Mënyra se si strukturohet përmbajtja e faqes së internetit shihet si e parëndësishme apo si e mirëqenë prej shumë individësh, por është pjesë jetësore e dy degëve kryesore në marketing: në dizenjimin e përvojës së përdoruesit (UX Design – User Experience Design) dhe në marketingun e përmbajtjes (Content Marketing). Strukturimi i përmbajtjes ose arkitektura e informacionit rezulton në përvoja të suksesshme ose jo nga përdoruesit e faqes.
• Krijim i teksteve komerciale dhe/ose strategji e përmbajtjes.
• Aplikim në motorrët e kërkimit.
• Faqe të gatshme për implementimin e SEO-s (e optimizimit të përmbajtjes për të qenë në përputhje me standartet e motorrëve të kërkimit) në mënyrë të vazhdueshme.
• SEO (optimizim për motorrët e kërkimit) brenda faqes së internetit dhe jashtë saj.
• Teknikat mobile (në pajisjet e tjera praktike të lëvizshme, përveç kompjuterit desktop) ose responsive (RWD – responsive website design) për akses nga të gjitha pajisjet, ekranet dhe shfletuesit e internetit (web browsers).
• eCommerce (Website design i përshtatur për shitje direkte online) dhe/ose opsione dhurimi/donacione (donation).
• Mjete “gjurmimi” (analytics) për të kontrolluar performancën dhe rezultatet online të faqeve dhe vizitorëve të faqeve.
• Lidhje me median sociale.
• Lehtësi në përditësim përmes CMS-ve – Sistem i menaxhimit të përmbajtjes.
• Hierarki e kontrolluar e sistemit dhe skuadrës që merret në redaktimin dhe publikimin në website të përmbajtjes.
• Mirëmbajtje dhe suport i vazhdueshëm për faqe interneti.
• Realizim i përditësimit (azhornimit) të deleguar të përmbajtjes.
• Kujdes dhe mbrojtje e web faqes.
• Website në disa gjuhë të ndryshme.
• Zhvillim i funksionaliteteve të veçanta (website design dhe programim).
• Aplikacione në web (web apps).
• Forma të postës elektronike dhe komente të kontrolluara të vizitorëve.
• Chat i implementuar në web faqe për komunikim në kohë reale me vizitorët.
• Etj.
Ne nuk shesim faqe interneti të gatshme. Sepse nuk i konsiderojmë si produkte. Ne i qëndisim ato. Sepse i shohim si shërbim krijues me përshtatje të personalizuar. Në fakt, ne, në mënyrë individuale krijojmë website design unik për secilën kompani, prandaj website-t që ndërtojmë ndryshojnë nga çdo web faqe online. Ja pse quhet website design, sepse është ideim-dizenjim-projektim i paraqitjes online të një biznesi.
Thjesht na thoni. Ne do ta ndërtojmë.
Na tregoni vizionin tuaj dhe na e lini neve punën dhe pjesën teknike.
A jeni gati të krijoni një website shpejt?
Shënim:
Shkrime, që kanë lidhje me website design dhe që mund të jenë me interes për ju:
• Pse një faqe interneti? 33 përfitimet e saj! Rëndësia dhe avantazhet e një web faqe për një biznes.
• Web Designer me ekspertizë profesionale. Web Designer-i; partneri i biznesit tuaj online.
• Web Designer Profesionist; Si të zgjidhni të duhurin për një faqe interneti dinjitoze?